Përfaqësuesit e Serbisë kanë qëndruar në sallën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë, kur përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera janë larguar nga takimi, në shenjë proteste pas deklaratave të Rusisë për pushtimin rus.
Siç mëson Radio Evropa e Lirë (REL), në një takim të brendshëm të OSBE-së në Vjenë për luftën në Ukrainë, të mbajtur më 24 shkurt, Rusia ka këmbëngulur në interpretimet e saj për pushtimin e Ukrainës, pas të cilit veprim përfaqësuesit e vendeve perëndimore janë larguar nga takimi.
Përfaqësuesit nga Serbia kanë qenë në mesin e disa përfaqësuesve të disa vendeve që nuk janë larguar nga takimi.
Vendet që kanë qëndruar me Rusinë, përveç Serbisë, janë: Bjellorusia, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Turkmenistani.
Në takim kanë mbetur edhe përfaqësues të Selisë së Shenjtë dhe ata të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.