Nga e hëna, kushdo që do të hyjë në Serbi duhet të jetë i pajisur me testin PCR negativ për COVID-19, sepse në të kundërtën duhet të izolohet për 10 ditë.
Ky vendim është marrë dje në mbledhjen e qeverisë në Serbi, përcjellë Gazeta Sinjali.
Ndryshe, shumë mërgimtar ia kanë mësyer Kosovës këtë vikend përmes rrugëve tokësore dhe ajrore.
Shumë prej tyre kanë kaluar edhe nëpër Serbi për të hyrë në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, vetëm sot janë realizuar 41 fluturime nga Zvicra dhe Gjermania për në Kosovë.