Një shtetas nga Maqedonia e Veriut i cili jeton në Zvicër është dënuar nga policia e Nishit, pasi që i njëjti nga vetura gjatë vozitjes në trafik e tij ka bërë simbolin e shqiponjës dykrerëshe.
Mediat në Serbi kanë raportuar se policia po akuzon shtetasin me akuzën për nxitje të urrejtjes kombëtare.
Ai akuzohet se, ndërsa po voziste, hapi dritaren e një makine me targa zvicerane dhe u soll në mënyrë të papërshtatshme ndaj një personi tjetër në trafik, duke aluduar në simbolet nacionaliste me shqiponjën dykrerëshe.
Kallëzimi penal do të ngrihet kundër të dyshuarit në prokurorinë e lartë publike në Nish.