image Serbia do ta prodhojë vaksinën ruse 'Sputnik V'

Rajon

Serbia do ta prodhojë vaksinën ruse ‘Sputnik V’

news image

Serbia ka deklaruar se do të fillojë paketimin dhe më vonë prodhimin e vaksinës ruse për COVID-19, ‘Sputnik V’, gjë që do ta bëjë atë shtetin e parë evropian jashtë Rusisë e Bjellorusisë që fillon prodhimin e dozës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se vaksina ruse do të prodhohet brenda “disa muajsh”.

Ai shtoi se tani vaksina do të paketohet në Beograd pas marrjes së përbërësve nga Rusia.

Edhe pse Rregullatori Evropian i Barnave nuk e ka aprovuar ende Sputnik V, vaksina është regjistruar për përdorim në disa shtete në botë, raporton AP.

Serbia planifikon të fillojë edhe prodhimin e vaksinës së Sinopharmit.

/GazetaSinjali/