image Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ashpërsojnë masat kundër COVID-19

Rajon

Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ashpërsojnë masat kundër COVID-19

news image

Bartja e maskës në ambiente të mbyllura dhe të hapura, si masë preventive kundër përhapjes së koronavirusit, është bërë e detyrueshme nga autoritetet në Serbi.

Ky vendim është marrë pas shtimit të vazhdueshëm të rasteve me këtë infeksion.

Masat e reja për luftimin e pandemisë parashikojnë edhe ndalesën e tubimit të më shumë se 10 personave.

Kufizimet e reja u zbatuan të premten, pasi bilanci i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 19 mijë e 700 persona, teksa ai i të vdekurve në 442. Masa të ngjashme janë zbatuar edhe në Bosnjë-Hercegovinë, ku është shpallur gjendje epidemie.

Me këtë autoriteteve u mundësohet që të zbatojnë kontrolle më të ashpra mbi bizneset dhe individët që nuk e respektojnë bartjen e detyrueshme të maskave. Dhe në rast të shkeljes së kësaj mase, Qeveria ka paraparë gjoba deri në disa qindra euro./Gazeta Sinjali/