image Serbia bllokon vizitën e ministrit Sveçla në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Politikë

Serbia bllokon vizitën e ministrit Sveçla në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

news image

Ministrit Xhelal Sveçla nuk i është mundësuar vizita zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur se Serbia nuk ka lejuar vizitën e ministrit Sveçla.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, Serbia nuk ka lejuar vizitën e Sveçlës për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve të ministrit kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.

Përpos Sveçlës, në komunikatën e MPJD-së bëhet e ditur se edhe ministrave tjerë i është ndaluar vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

/GazetaSinjali/