image Serbia vazhdon thirrjet për burgim të shqiptarëve!

Serbia vazhdon thirrjet për burgim të shqiptarëve!

news image

Gjykata Themelore në Leskovc të Serbisë, ka filluar dërgimin në Kosovë, të thirrjeve për të vuajtur dënimin me burg, në bazë të aktgjykimeve përfundimtare, të lëshuara nga gjykatat e tjera në Republikën e Serbisë, para së cilave janë zhvilluar këto procedura.
Këtë e ka konfirmuar vetë gjykata, për Radion Evropa e Lirë .

Novica Dimitrijeviq, nënkryetar i asaj Gjykate, deklaroi se tashmë ftesat u janë dërguar një numri të personave të dënuar, përmes të cilave, ata njoftohen për urdhërin e vuajtjes së dënimit me burg.

Në pyetjen se sa thirrje janë bërë, Dimitrijeviq ka thënë se:
“Përveç personave aktual – të cilët e kanë informuar publikun për pranimin e urdhërit për vuajtjen e dënimit me burg – urdhëra të tilla u janë dërguar një numri personash që banojnë në territorin e Kosovës, ndaj të cilëve janë plotësuar kushtet ligjore për vuajtje të dënimit. Personat tjerë, që nuk kanë marrë ende fletëparaqitje, do t’u dërgohen atyre kur të përmbushen të gjitha kërkesat ligjore, në përputhje me Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale”, tha Dimitrijeviq, por ai, nuk e specifikoi se sa thirrje janë bërë, me arsyen se mbledhja e këtyre të dhënave “do të kërkonte fuqi shtesë punëtore dhe më shumë kohë”.

Ai shtoi se, nëse personi i dënuar nuk paraqitet për të vuajtur dënimin e tij, do të merren masat e duhura.

“Sipas procedurës, fillimisht lëshohet urdhër për sjellje të detyruar, dhe në rast se në këtë mënyrë nuk arrihet të përmbushet vuajtja e dënimit me burg atëherë do të lëshohet një kërkesë për lëshimin e urdhër-arrestit, dhe personi i dënuar do të shoqërohet në institucionin përkatës për të vuajtur dënimin”, tha Dimtrijeviq.

Dimitijeviq deklaroi se asnjë institucion korrektues, deri më tani, nuk u ka dërguar atyre një njoftim, nëse dikush i është përgjigjur thirrjes.