Dje në pikën e kalimit kufitar në Jarinje, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë,D.A., i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.
Në njoftimin e Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë në bazë të urdhëresës së gjykatës.
“PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, ka bërë të ditur policia.