image Serbi i dënuar për vrasje: Kam punuar me urdhër të Vuçiqit

Rajon

Serbi i dënuar për vrasje: Kam punuar me urdhër të Vuçiqit

news image

Udhëheqësi famëkeq i një grupi kriminal, ka tronditur së fundmi Serbinë pas deklaratave se punonte nën urdhrat e presidentit Aleksandër Vuçiq. Veljko Belivuk, i akuzuar si i përfshirë në shtatë vrasje, i ka thënë prokurorit se ka punuar për shtetin, me urdhër të presidentit të Serbisë.

Mediat serbe bëjnë me dije se Belivuk ka hedhur akuzat e rënda gjatë fjalës së mbrojtjes ndërkohë që ulej në bankën e të akuzuarve. Belivuk, një nga figurat kryesore grupit të tifozëve “Principi”, të njohur për aktet kriminale dhe huligane, ka thënë se ky grup është formuar për nevoja dhe me urdhër të Vuçiqit.

Krimineli serb ndër të tjera ka folur për marrëdhëniet me presidentin serb, duke e akuzuar Vuçiq se pasi e përdori për interesat e tija, ka kërcënuar familjen e tij.

Ai ka thënë po ashtu se me urdhër të Vuçiq ka dërguar huliganët e tij për të shkatërruar disa objekte në Beograd.

Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që Belivuk jep detaje të marrëdhënies së tij me shtetin, mediat serbe raportojnë se mund të japë detaje për shumë skandale që kanë tronditur publikun serb./tch

/GazetaSinjali/