image Serbët nuk e kanë problem, puthin duart e kryepopit që vdiq nga COVID-19

Rajon

Serbët nuk e kanë problem, puthin duart e kryepopit që vdiq nga COVID-19

news image

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur dje nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka konfirmuar vdekjen e tij përmes një postimi në Facebook.

“Isha i nderuar të të njihja. Njerëzit si ti kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçiqi në postim.

Ndërsa, sot kanë nisur homazhet për të në kishë, ku trupi i tij është vendosur në mes të Katedrales. Pavarësisht se ai vdiq nga koronavirusi, njerëzit po shkojnë për ta parë për herë të fundit trupin e tij të vdekur.

Pavarësisht masave, njerëzit besimtarë, po heqin maskat dhe po e puthin në ballë Irinjejn, duke rrezikuar kështu veten dhe të tjerët.

Ndryshe, në emër të Kishës Ortodokse Serbe, prifti Dragan Shovljanski dje u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të mbajnë maska dhe të mos bëjnë turma.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat me urrejtje kundër shqiptarëve./Gazeta Sinjali/