Janë publikuar pamje nga momenti kur barrikaduesit serbë lëvizin automjetet, pasi KFOR-i ka arritur në veri, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këtë ka folur edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq, i cili ka thënë se kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.
Ndryshe, sot pritet të bëhet zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 20 shtatorit.
Për mënyrën se si do të bëhet zhbllokimi i këtyre vendkalimeve kufitare, ka folur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Sipas Bislimit, atje do të vendoset fillimisht njësiti i KFOR-it dhe pastaj në orën 08:00 pritet të fillojë edhe zhvendosja e barrikadës dhe e policisë speciale./GazetaSinjali/