image Serbët ende nuk e kanë larguar banerin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”

Kosovë

Serbët ende nuk e kanë larguar banerin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”

news image

Banorët serbë në veri të Mitrovicës kanë vazhduar të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinje e Bërnjak. Krejt kjo, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

Baneri “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, nuk është larguar ende prej pikës në Jarinje.

AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.

Serbia, e sheh si të rëndësishme themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

/GazetaSinjali/