image Serbët e jugut nuk ishin pjesë e protestës në veri

Politikë

Serbët e jugut nuk ishin pjesë e protestës në veri

news image

Numrin e vogël të qytetarëve serbë në protestën e sotme në veri të Mitrovicës e ka komentuar edhe Lëvizja qytetare “Odgovor”, sipas së cilës një gjë e tillë dëshmon se SNS dhe Lista Serbe po e humbasin përkrahjen.

Kjo e fundit ka thënë se më pak se 2 mijë e 500 qytetarë i janë përgjigjur shtypjes së kriminelëve serbë për të protestuar.

Për më shumë, Odgovor ka deklaruar se në protestën e sotme serbët e jugut ishin ata që më së paku i janë përgjigjur thirrjes për protestë.

“Thirrjes së Listës Serbe iu përgjigjën një numër jashtëzakonisht i vogël i qytetarëve të Kosovës më pak se 2500 serbë. Dhe akoma më pak prej nesh iu përgjigjën presionit të kriminelëve për t’u mbledhur në protestën e sotme. Mosbindja civile si përgjigje ndaj politikës tradhtare të “SNS” dhe “Listës Serbe” është dëshmi e kësaj që po humbasin të gjithë mbështetjen!”, thuhet në postimin e tyre.

/GazetaSinjali/