image Serbët bojkotuan punën në Gjykatën e Mitrovicës, reagon KGJK

Drejtësi

Serbët bojkotuan punën në Gjykatën e Mitrovicës, reagon KGJK

news image

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton se me vëmendje po përcjell zhvillimet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pranimit të informacioneve se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti Serb nuk janë paraqitur në vendin e punës, sot më datën 25 gusht 2021.

Ata kanë njoftuar se janë duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet.

“Këshilli është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe shpresojmë se së shpejti gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës do të kthehen në vendin e punës”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

/Gazeta Sinjali/