COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Këshilla mjekësore/ Sepsa, shkaktarët, simptomat dhe trajtimi

news image

Sepsa është një prej infeksioneve më të rrezikshme dhe të komplikuara. Sepsa paraqitet në trup kur lëshohen kimikate të cilat e aktivizojnë ndezjen në të gjithë trupin. Këto ndezje mund të shkaktojnë ndryshime të shumta të cilat dëmtojnë organet e njeriut.

Sipas një raporti të “Ibtimes”, Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet me shkallën më të lartë të infeksionit, me mijëra vdekje gjatë një viti.

Studimi i botuar në “The Lancet” zbuloi gjithashtu se ky infeksion nuk e kursen askënd, mund të preken fëmijët, të rinjtë, por edhe moshat e shtyera.

Sepsa është një formë e helmimit të gjakut. Kjo ndodh kur trupi nuk është në gjendje të përgjigjet si duhet ndaj infeksionit bakterial dhe më pas sulmon organet dhe indet e tjera.

Mjekët e shohin në tri nivele: fillon me sepsë , kalon ne formën e rëndë dhe vjen deri tek shoku i sepsës. Qëllimi i çdo mjeku është të shërojë sepsën deri sa ende nuk është e zhvilluar dhe para se të bëhet e rrezikshme.

Simptomat e para më të shpeshta të sepsës janë:

Temperatura mbi 38.5 oC apo nën 35 oC

Më shumë së 90 rrahje të zemrës në minutë.

Më shumë së 20 frymëmarrje në minutë.

Infeksionet e vërtetuara

Trajtimi i hershëm rrit shanset për shërim total nga sepsa. Personat me formën e vështirë të sepsës duhet të jenë rreptësisht të mbikëqyrur në mënyrë intensive në spital.

Në shumicën e rasteve sepsa paraqitet tek personat që janë në spital. Personat në kujdes intensiv veçanërisht janë në rrezik në zhvillimin e infeksioneve që mund të sjellin sepsën. Nëse e fitoni infeksionin apo ju shfaqen ndonjëra nga këto shenja apo simptome pas shtrirjes ne spital, operacionit apo çfarëdo infeksioni tjetër kërkoni menjëherë ndihmë.Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: