image Senatorja amerikane tërhiqet nga kandidimi për presidente të SHBA-së

Botë

Botë/ Senatorja amerikane tërhiqet nga kandidimi për presidente të SHBA-së

news image

Senatorja e shtetit të Massachusetts, Elizabeth Warren, e cila kishte kandiduar nga radhët e Partisë Demokratike, për presidente, në garë me Bernie Sanders dhe Joe Biden, ka tërhequr kandidimin e saj.

Warren, e cila fushatën e kishte hapur për luftën kundër korrupsionit ka hequr dorë nga kandidimi për presidente sipas një burimi brenda ekipit të saj për fushatë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo ishte kandidatja e fundit grua nga demokratët për presidente, vendimi për të tërhequr kandidimin erdhi në Super të Martën ku Warren nuk tregoi rezultate të mira krahasuar me Joe Biden dhe Bernie Sanders. Më e susksesshme u tregua në shtetin e Ioëas ku u rendit si e treta më e votuar.

Në New Hampshire, ajo doli e katërta, gjithashtu e katërta edhe në Nevada, ndërsa e pesta në Karolinën e Jugut.

Ëarren ishte ndër kandidatet e para që shpalli hapjen e fushatës për presidente në vitin 2020, ku zyrtarisht bëri të ditur në shkurt të vitit të kaluar përpara 3 mijë e 500 amerikanëve.

Fushata e saj u bë shpejt e njohur për shkak të deklaratave të saj për luftën kundër korrupsionit e cila ka prekur SHBA-në, shumë kohë përpara se Trump të bëhet president./ Gazeta Sinjali/