image Senatori amerikan: Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira

Politikë

Senatori amerikan: Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira

news image

Senatori amerikan, Chris Murphy ka deklaruar se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira, të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë për njohje reciproke, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Murphy arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, në lidhje me çështjen e targave e ka quajtur të vogël duke shtuar se tashmë liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke.

“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël – një marrëveshje për targat e makinave – por në fakt është një çështje shumë emocionale që kërcënoi sigurinë. Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke”, ka shkruar Murphy.

/GazetaSinjali/