Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, senatorët amerikan Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të qëndrojnë në Kosovë.
Senatori nga SHBA, Ron Johnson është republikan nga Wisconsin ndërsa Chris Murphy demokrat nga Connecticut.
Në Prishtinë ata do të takohen bashkarisht me të gjithë udhëheqësit politikë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.
Në fund do të ketë edhe deklarata publike thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë./Sinjali/