image Selmanaj për Vettingun: Dembelëve po iu vije fundi

Politikë

Selmanaj për Vettingun: Dembelëve po iu vije fundi

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj së bashku me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin kanë prezantuar raportin e grupit punues për procesin e vettingut, përcjellë Gazeta Sinjali.

Selmanaj tha se janë munduar që si Qeveri të përshtatin një modalitet të duhur.

“Po kurorëzojmë një punë të shkëlqyer që ka bë grupi punues. Ky dokument ka pas të përfshirë një numër të madh të sistemit të drejtësisë dhe tash e kemi një dokument shumë përmbajtjesor.Ne si Qeveri jemi munduar shumë dhe tash na mbetet që të vendosim për një nga modalitetet që janë të përshtatshme për Kosovën”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, me këtë proces po iu vije fundi dembelëve dhe të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.

Selmanaj gjithashtu se pas kësaj, pritet që edhe liberalizimi i vizave të ndodhë së shpejti.

“Organet e drejtësisë deri tash nuk kanë arrit që të bindin popullin. Dhe ne besojmë që do të kemi vlerësim pozitiv nga mekanizmat ndërkombëtar dhe vizat do të hiqen shumë shpejt”, tha Selmanaj.

/Gazeta Sinjali/