image Selmanaj dhe Bogujevci përplasen për të pagjeturit: Po abuzoni me ta

Kosovë

Selmanaj dhe Bogujevci përplasen për të pagjeturit: Po abuzoni me ta

news image

Çështja e të pagjeturve ka “përplasur” në Kuvendin e Kosovës deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.

Deputetja opozitare kritikoi Selmanajn për mosraportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut.

Sipas saj, Qeveria Hoti e ka barazuar temën e të pagjeturve me temat e tjera dhe thotë se ka nënshkruar zotime që janë në dëme të kësaj teme.

“Je kemi ftuar dy herë në Komision për të raportuar që është obligim i yti për çështjen e të pagjeturve. E ti e thanë që kjo temë është konsumuar edhe ezauraur. E kemi me e-mail zotëri. Tjetra zotëri Hoti nëse doni me marrë përgjegjësi për të pagjeturit vini dhe raportoni për çështje konkrete për shkak se keni nënshkruar zotime që janë në dëme të kësaj teme. Nuk keni bërë asgjë vetëm e keni barazuar temën e të pagjeturve me tema tjera”, tha ajo.

Por, sipas Selamanaj një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ai tha se asnjëherë nuk ka thënë se tema e të pagjeturve është ezauruar, por fjala ka qenë për raportimin si instrument.

Madje, zëvendëskryeministri ka thënë se ky subjekt po abuzon me të pagjeturit.

“Nuk është e vërtetë dhe që unë kam thënë që çështja e të pagjeturve është ezauruar. Unë kam thënë se instrumenti i raportimit se gjashtë orë ka raportuar kryeministri këtu për marrëveshjen e Washingotnit dhe raportimi si instrument është ezauru. Asnjëherë në jetën time nuk them ashtu sepse unë do të angazhohem që deri të fundit me gjetë. Abuzimi që ju i bëni, nuk di se çfarë të them”, tha ai./Gazeta Sinjali/