image Selimi: Unë jam një çlirimtar që luftën e nisa me Jasharin dhe e përfundova me Klarkun

Drejtësi

Selimi: Unë jam një çlirimtar që luftën e nisa me Jasharin dhe e përfundova me Klarkun

news image

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është paraqitur sot në seancën e parë dëgjimore në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Selimi tha se e ka kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate, si deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi që donte që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës në Kosovë.

Ai para trupit gjykues ka thënë se lufta e UÇK-së ishte për liri dhe thotë se ai ka luftuar kundër Serbisë, e cila ka kryer krim e gjenocid në Kosovë.

“Këtu jam si një luftëtar i UÇK-së dhe si një ndër themeluesit e saj. Jam i vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj gjykate. I nderuar zoti gjykatës, i nderuar prokuror, rolet këtu i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj, që qëllimi i të gjithë neve këtu do të jetë drejtësia, mbi të gjitha e vërteta…Ky proces do të dëshmojë se ne ishim një popull i shtypur, që luftuam për liri. Kjo luftë ishte e pastër dhe e drejtë. As unë e as UÇK-ja nuk kemi të bëjmë me krime. Po, unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që vetëm të këqija i ka sjellë Kosovës, vrasje, dëbime dhe gjenocid. Unë jam veç një çlirimtar që luftën e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kam përfunduar me gjeneralin Klark… Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta, duhet të jetë qëllimi i të gjithëve këtu, ashtu siç do të jetë qëllimi im parësor në këtë proces”, tha ai./Gazeta Sinjali/