Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani po mbanë qëndrime të njëjta me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë mendoj se qëndrimet e zonjës Vjosa Osmani të cilat janë edhe në përputhje me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, pra këto qëndrime janë më shumë në përputhje me frustruesit e LDK-së të cilët kanë besuar në ndryshim, të cilët kanë besuar falë Vjosa Osmanit”, tha deputeti Selimi.
Ai gjithashtu ka folur edhe për qeverinë e re të Avdullah Hotit, duke thënë se ende nuk mund t’i referohen si e tillë, pasi thotë se vlerësojnë se dekreti i Presidentit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka qenë i drejtë.
Selimi gjithashtu ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është partia më e madhe, partia fituese dhe thotë se do të vazhdojnë të sillen si të tillë./Gazeta Sinjali/