image Selimi: Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve shumë shpejt procedohet për miratim në Qeveri

Kosovë

Selimi: Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve shumë shpejt procedohet për miratim në Qeveri

news image

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve shumë shpejt procedohet për miratim në Qeveri.

“I lumtur që Draft Rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit shumë shpejt do të procedohet për miratim në Qeveri. Kjo është edhe një prej mjeteve të shumta për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë nëpër institucione”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Sipas Selimit ky ligj mundëson raportimin e çdo parregullsie apo shkeljeje për të cilën vihen zyrtarët në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës.

“Por, Ligji si i vetëm nuk mund të përcaktojë të gjitha çështjet procedurale dhe teknike. Risitë e këtij ligji do të mund të vihen në zbatim me miratimin e Rregullores për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit, miratimi i së cilës avancon sundimin e ligjit, përafron legjislacionin vendor me atë të BE-së dhe kompleton infrastrukturën ligjore në trajtimin e rasteve të sinjalizimit”,ka shkruar Selimi tutje. /Gazeta Sinjali/