image Selimi për uljen e dënimit ndaj Ndrecajt: Drejtësia nuk është e përkryer

Drejtësi

Selimi për uljen e dënimit ndaj Ndrecajt: Drejtësia nuk është e përkryer

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, pas vendimit për uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn, vrasësit të bashkëshortes dhe vajzës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se politika e dënimeve mbetet një nga sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe se drejtësia në vend nuk është e përkryer.

“Drejtësia në vend nuk është e përkryer, por me të gjitha sfidat, mbetemi të përkushtuar dhe vazhdojmë me guxim që ta avancojmë sistemin e drejtësisë.”, ka thënë Selimi.

Ndrecaj në nëntor të vitit 2018 ishte dënuar me 24 vjet burgim.

Por në mars të vitit 2019 Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Ndërsa dje Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim.

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/166821975052255?xts[0]=68.ARDSunADwJACBOd1wFjT1LwRNQlTFaLz78INSzoCu57PzcSBHlCWj8Fk9ZILJGALK6s6xLZsJp-nkqHk61oh3rdBFhYAf9dbv-YKWE3x_TCk61DEUObm-WEHjXN5gggChGZqEVK5-EnfSAhHBtsrTEzQQajCk6PHi8JENry67TbrV-c7rJ1hVK-Llgi2M5LENHD9moDPKjcQsJ1bmXLtdDt7XFdofS595n42YXfn0D9Pwelk6z6lB_hwM4Cj3L8K9HdkYnpry3aqEqOgb41ig7sRwZLy-yqDzG4yWvLQMfs7tXLoBQWnILhw4UqAFLsLvhnZdchm7GALQFlE0hA&tn=-R

/Gazeta Sinjali/