image Selimi deklarohet i pafajshëm për akuzat e Speciales

Drejtësi

Selimi deklarohet i pafajshëm për akuzat e Speciales

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Selimi për të dytën herë, pasi që gjykatësi i kërkoi që ta përsëriste, për shkak se herën e parë ai tha se “ndihet” i pafajshëm.

Selimi akuzohet se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 ka kryer krime të luftës, të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme, krimeve kundër njerëzimit dhe burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes./Gazeta Sinjali/