image Selena zbulon titullin e këngës së re, fansat thonë se është dedikim për Justin Bieber

Bota e Yjeve

Showbiz/ Selena zbulon titullin e këngës së re, fansat thonë se është dedikim për Justin Bieber

news image

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore Selena Gomez, së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Lose You To Love Me” dhe do të publikohet më 23 të këtij muaji, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku ka marrë komente të shumta nga ndjekësit. Ata janë shumë të sigurtë se kënga i dedikohet këngëtarit të njohur ish të dashurit të Selenës, Justin Bieber.

https://www.instagram.com/p/B3xNdhCj9PB/

Mezi po pres të dëgjoj këngën e Selena Gomez. Duke u bazuar në titullin ‘Lose you to love me’, jam shumë i bindur se kjo këngë është për Justin Bieber”, ka komentuar dikush në ‘Twitter’. 

Megjithatë asgjë nuk dihet me siguri nëse këngëtarja është mërzitur për ish-partnerin dhe martesën e tij, e kjo mbetet të zbulohet në ditën e publikimit të këngës së saj./Gazeta Sinjali/