Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore, Selena Gomez, së shpejti do të publikojë albumin e ri.
Ky album do të titullohet “Rare”, i cili përmban 13 këngë dhe do të lansohet për fansat e muzikës së saj më 10 janar, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi, përmes rrjetit social Instagram, artistja është shprehur tejet e entuziasmuar për këngët e reja.
“Nuk mund ta besoj se po zbuloj artin dhe titullin për albumin tim të ri Rare më 10 Janar. Thjeshtë muzika më e sinqertë që kam bërë ndonjëherë dhe nuk mund të pres që të dëgjoni zemrën time”, ka shkruar Gomez.
Disa nga këngët që albumi “Rare” do të përmbajë janë: ‘Dance Again’, ‘Ring’, ‘Vulnerable’, ‘Kinda Crazy’, ‘Fun’, ‘Cut Your Off”./Gazeta Sinjali/