Selena Gomez ka folur për lidhjet e saj në kopertinën e “Vogue Australia”.
Ajo deklaroi se lidhjet e saj janë të mallkuara.
“Unë mendoj se shumica e përvojave të mia në marrëdhënie janë mallkuar”, tha ajo.
Këngëtarja, 28-vjeçare, ka pasur një numër romancash me emra të njohur dhe ndarje, gjatë dekadës së fundit, duke përfshirë edhe sensacionet e pop-it, Justin Bieber dhe The Weekend.
Ish-ylli i Disney vazhdoi të shpjegojë pse e titulloi albumin e saj në vitin 2020 dhe linjën e re të kozmetikës ‘Rare’, duke konfirmuar se fjala ka një kuptim sentimental për të.
“Unë mendoj se kisha nevojë të gjeja se cila ishte ajo fjalë për mua, sepse në këto lidhjet e fundit ndihesha më pak sesa në marrëdhëniet e kaluara dhe kurrë nuk ndihesha e barabartë”, shtoi ajo./Gazeta Sinjali/