Aktorja njëherësh këngëtarja e njohur amerikane, Selena Gomez do të kthehet në skenën muzikore.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.
“Vetëm që ta dini se unë i shoh komentet e juaja dhe jam duke punuar në këngë të reja“, ka shkruar Gomez në mbishkrimin e imazhit.
Sipas burimeve të magazinës “ET”, 27-vjeçarja është gati të lansojë projektet e reja muzikore që kanë të bëjnë me jetën personale.
Kujtojmë që artistja ka gati një vit që nuk po shfaqet në publik dhe siç duket arsyeja janë projektet e reja muzikore.
Selena nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtyre projekteve dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur për publikun./Sinjali/