image Selektori Shabani i kënaqur me shortin: Kosova mund të kualifikohet në fazën tjetër

Të tjera

Selektori Shabani i kënaqur me shortin: Kosova mund të kualifikohet në fazën tjetër

news image

Selektori i Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, është i kënaqur me shortin e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021. Kosova është në një grup me Austrinë e Italinë, kurse ndeshjet do të luhen në Austri në nëntor apo dhjetor. Vendi i parë dhe i dytë siguron kalimin tutje.

Kosova e ka mposhtur Italinë në fund të vitit të kaluar kurse me Austrinë nuk është përballur deri më tani.

“Italinë e njohim nga turneu në Antalya, ku edhe fituam. Ekziston mundësia të renditemi të paktën në vendin e dytë. Jam i kënaqur me shortin. Synimi është kualifikimi në fazën tjetër”, ka theksuar Shabani për faqen zyrtare të FHK-së.

“Kemi për detyrë t’i fokusojm të gjitha energjitë në drejtim të arritjes së këtij synimi. Austria është favorit i këtij grupi, por shpresoj se këtë herë kemi ekip që të përballemi me dinjitet me të dy kombëtaret. Ky mision në bazë të mendimit tim është i arritshëm. Jemi më të fortë dhe më të kompletuar se në të kaluarën. Jemi në rrugë të mirë për të arritur synimin”, ka shtuar selektori Shabani.