image Selakoviq: Shqiptarët po përgatisin ferr në Kosovë

Rajon

Selakoviq: Shqiptarët po përgatisin ferr në Kosovë

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq tha se shqiptarët po përgatisin “ferrin” për Kosovën dhe atë që ai e quan Metohinë.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe nesër në mbrëmje do t’i drejtohet publikut, shkruan mediumi serb b92.

Selakoviq tha pas seancës së Kryesisë së SNS-së, se është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe se kanë vërejtur shqetësim serioz për faktin se pala shqiptare e Kosovës “fjalë për fjalë është duke përgatitur ferrin në ditët në vijim“.

Siç tha ai, Vuçiq sot do të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, të cilët po vijnë në një situatë jashtëzakonisht të pavolitshme e cila po kulmon orë pas ore.

Nesër në mbrëmje, jam i sigurt se për këtë do të flasë më shumë vetë presidenti Vuçiq dhe se në fjalimin e tij do të flasë për këtë situatë e cila na kërcënon me hyrjen në fuqi të masave të vendosura nesër në mbrëmje nga Albin Kurti”, tha Selakoviq.

/GazetaSinjali/