image Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin

Rajon

Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin

news image

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN.

Për VLEN-in, Sela tha se tani e kanë harruar Albin Kurtin dhe po e përdorin Mickovskin.

“Fronti Evropian do ta thellojë akoma më tepër rezultatin, këto janë pritjet, ndryshe nuk ka sesi të shpjegohet edhe sjellja e VLEN’it që tani kanë harruar Albinin dhe përdorin Mickovskin”, ka thënë ai në T7.

/GazetaSinjali/