Dogana e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer një operacion në Drenas, ku ka sekuestruar cigare të kontrabanduara në vlerë prej 50 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 75 pako të cigareve me 50 ‘boksa’, e që në total i bie 750 mijë cigare.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënës i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Shmangie e taksave nga këto cigare vlerësohen të jenë 50000 euro“, ka thënë ai.