image Sekretari i tarikateve: Bashkësia Islame, promotore e homoseksualizmit

Sociale

Sekretari i tarikateve: Bashkësia Islame, promotore e homoseksualizmit

news image

Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Lulzim Shehu, thotë se Bashkësinë Islame të Kosovës po e stimulon homoseksualizmin në Kosovë.

Ai, në një intervistë në emisionin InfoKlania në Klan Kosova FM, ka theksuar se kjo po bëhet me lejimin e martesave të një burri me disa gra.

Për fat të keq në islam me këtë çështjen e martesës është manipuluar keq – jo mundeni me i pasë dy gra, tre gra apo katër gra. Ajo është diçka jonatyrale. Në botë lindin sa burra dhe sa gra, në qoftë se një burrë i ka katër gra, atëherë tre burra të tjerë mbesin pa partnere. Ky interpretim i islamit, siç është tek ne BIK, është promotor i homoseksualizmit”, ka thënë Shehu.

Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës qartësuar qëndrimin e këtij komuniteti kundër homofobisë, hap ky që u cilësua si pranim i martesave brenda gjinisë së njëjtë.

Ai, tha se kjo bashkësi nuk i përkrahë këto martesa, por është kundër përjashtimit të kujtdo nga shoqëria, meqë sipas tij, edhe homoseksualët janë krijesa të Zotit, madje edhe të sukseshme.

Ata janë krijesa të Zotit. Kush është ai që është kundët punës së Zotit? Historikisht është treguar se nga kjo shoqëri kanë dalë shumë dijetarë dhe shumë nobelistë, pse ne me i përjashtu”, tha ai.

/GazetaSinjali/