Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka shprehur gatishmërinë e kësaj partie për të votuar pro shpërndarjes së kësaj legjislature të Kuvendit në seancën e sotme.
Beqiri ka thënë se deri tash çdo gjë është bërë keq, duke thënë se shpreson që të bëhet më e mira.
“Çdo gjë që është bërë është bërë keq. Është hera e parë që Kuvendi shkon në vetë-shpërbërje. Shpresoj që të bëhet më e mira. Ne kemi ardhë që këtë punë ta kryejmë e të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë Beqiri. /Sinjali