image Sekretari i Kombeve të Bashkuara: Koronavirusi paraqet një situatë shumë të rrezikshme

Botë

Botë/ Sekretari i Kombeve të Bashkuara: Koronavirusi paraqet një situatë shumë të rrezikshme

news image

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se shpërthimi i koronavirusit në Kinë “nuk është jashtë kontrollit, por që paraqet një situatë shumë të rrezikshme”.

Guterres në një intervistë për Associated Press, ka thënë se bota duhet të përgatitet pasi që rreziqet janë të mëdha.

Ai tha se përhapja e koronavirusit në vendet me “kapacitete më të vogla të shërbimeve mjekësore” do të kërkojë solidaritet më të madh ndërkombëtar.

Raportohet se në të gjithë botën deri më tani me koronavirus janë infektuar mbi 73 mijë njerëz.

Kujtojmë se për herë të parë, koronavirusi është shfaqur në muajin dhjetor, në qytetin Wuhan të Kinës./Gazeta Sinjali/