image Sekiraqa dënohet sërish, nxiti vrasjen e Triumf Rizës

Kosovë

Burgim/ Sekiraqa dënohet sërish, nxiti vrasjen e Triumf Rizës

news image

Enver Sikiraqa për herë të dytë është shpallur fajtor për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës.

12 vjet pas vrasjes që ka mbetur në historinë tragjike të Kosovës së pasluftës, Gjykata në Prishtinë e ka dënuar Sekiraqën me 30 vjet burgim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sekiraqa nuk ishte në seancën gjyqësore ku u shpall dënimi i tij.

Ai, sipas aktakuzës, e kishte nxitur Arben Berishën që ta vriste policin Triumf Riza më 30 gusht të vitit 2007.

Në maj të vitit 2016, Gjykata e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg Enver Sekiraqën ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

Në këtë dënim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 30 janarit të vitit 2014, ku edhe i është vazhduar kjo masë. /Gazeta Sinjali