image Sejdiu e Molliqaj: Në koalicion hyjmë vetëm me pretendentin kryesor që i fiton zgjedhjet

Kosovë

Politikë/ Sejdiu e Molliqaj: Në koalicion hyjmë vetëm me pretendentin kryesor që i fiton zgjedhjet

news image

Dy deputetët e PSD-së, janë deklaruar për situatën në këtë parti, në fazën kur vendi shpejtë mund të shkojë në zgjedhje, pas shpërbërjes së Kuvendit që pritet të ndodhë me 22 gusht.

Në një debat televiziv në Tv Dukagjini, ata kanë folur edhe për mundësitë e koalicioneve parazgjedhore .

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardani Sejdiu, tha se si subjekt politik nuk kanë pasur asnjë ofertë për koalicion parazgjedhor.

Ndërkaq, deputeti  Dardan Molliqaj u shpreh se PSD nuk e përjashton asnjë koalicion me atë parti që mund t’i fitojë zgjedhjet.

“Hyjmë në koalicion vetëm me atë subjekt që është pretendues kryesor për t’i fituar zgjedhjet, ose bëhemi pjesë e një koalicioni që është pretendent të fitojë ose nuk bëjmë fare koalicion” ka deklaruar Molliqaj.

Me këtë deklaratë Molliqaj e ka shprehur hapur ambicien e PSD-së, për tu bërë pjesë e pushtetit në mandatin e ardhshëm qeverisës./Sinjali/