image Sejdiu: Brenda dy jave do të kryhet procesi i vaksinimit të mjekëve

Siguri

Sejdiu: Brenda dy jave do të kryhet procesi i vaksinimit të mjekëve

news image

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, është shprehur se në Kosovë janë rreth 14 mijë punëtorë shëndetësorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sejdiu tha se nëse shkon gjithçka në rregull, procesi i vaksinimit të tyre do të zgjas më së shumti dy javë.

“Janë rreth 11 mijë punëtorë shëndetësorë në sektorin publik dhe rreth 3 mijë në sektorin privat. Ata janë të barabartë në raport me vaksinimin. Besoj se nëse shkon gjithçka mirë, brenda dy javësh do të kryhet i tërë procesi”, deklaroi Sejdiu për RTV Dukagjinin.

Sipas kryesindikalistit të mjekëve të Kosovës, vaksina e AstraZenecas është e testuar dhe ka treguar rezultate të mira.

“Efektet anësore janë shumë të rralla dhe shumë më të pakta në raport me barnat tjera. Nuk duhet të kemi pikëpyetje në raport me sigurinë e vaksinës”, tha ai.

Sejdiu thotë se në bazë të një sondazhi të brendshëm 94.3% e mjekëve që i janë përgjigjur sondazhit janë shprehur të gatshëm të marrin vaksinën.

“Ky duhet të jetë një mesazh edhe për popullin, pasi mjekët kanë besim në proces”, deklaroi ai./Gazeta Sinjali/