image Sefaj pas pezullimit të grevës: A u bindet që greva nuk ishte politike

Sociale

Sefaj pas pezullimit të grevës: A u bindet që greva nuk ishte politike

news image

Pas pezullimit të grevës nga SBASHK-u, përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civile, Ali Sefaj ka thënë se kjo tregon që greva nuk ka qenë politike, raporton Gazeta Sinjali.

“A u bindet qe greva nuk ishte politike. Po të ishte do vazhdonim sipas kërkesës se qeverisë me grevë deri në pranverë”, shkroi ai.

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj është deklaruar sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media duke njoftuar se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023.

Pezullimi i grevës mundëson që mësimi të nisë më 3 tetor.

Postimi i plotë:

A u bindet qe greva nuk ishte politike. Po të ishte do vazhdonim sipas kërkesës se qeverisë me grevë deri në pranverë.

Në një vend ku qeveria heq dorë nga qeverisja, njerëzit e mençur duhet ti therrasin mendjes. Prandaj sot u pezullua greva.

Femijët s’kanë faj pse jemi tranuar ne të medhenjët, ata e kanë vendin në shkolla!

/GazetaSinjali/