image Sefaj e quan kontabilist Muratin: Është mirë me i tregu dikush që s‘ka kompetenca me i ndalë pagat

Kosovë

Sefaj e quan kontabilist Muratin: Është mirë me i tregu dikush që s‘ka kompetenca me i ndalë pagat

news image

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist ka reaguar nëpërmjet një postimi për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë mbajtur grevë për 5 javë me radhë.

Ai tha se “dikush duhet t’i tregojë Hekuran Muratit se nuk është kompetencë e tij t’i ndalë pagat për mësimdhënësit”, sepse sipas Sefajt, punëdhënës janë komunat.

“Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s‘ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat. MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet (listat e dorëzuara nga komunat)”, ka shkruaj Sefaj.

Ai deklaroi se kjo është abuzim flagrant me detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje.

“Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje. A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për dorësh”, ka shkruar ai.

Në këtë postim, Sefaj e ka shtuar edhe ligjin numër 03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

“Neni 17 Kompetencat vetanake Pika h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit”, ka shkruar Sefaj.

/GazetaSinjali/