image Seanca për Erion Veliaj shtyhet për shkak të mungesës së dëshmitarit

Shqipëri

Seanca për Erion Veliaj shtyhet për shkak të mungesës së dëshmitarit

news image

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për në të martën, më 17 qershor, në orën 11:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Shtyrja erdhi për shkak të mungesës së biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe nuk mund të marrë pjesë në seancë.

Veliaj ndodhet në paraburgim që nga muaji shkurt dhe pritet që procesi gjyqësor të vijojë me datën e re të caktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/