image Seanca ndaj Mustafës kalon në konfidencialitet, avokati kërkon të diskutohet një listë e pranuar nga prokuroria

Drejtësi

Seanca ndaj Mustafës kalon në konfidencialitet, avokati kërkon të diskutohet një listë e pranuar nga prokuroria

news image

Seanca paragjyqësore ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, është mbyllur për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo mbyllje u bë pas kërkesës së avokatit të Mustafës, Julius Von Bone, për shkak se tha se do të trajtojnë në mënyrë konfidenciale një listë të marra nga prokuroria.

“Kemi marrë materialet nga prokuroria, ku përfshihet edhe një listë mjaft e gjatë. Ndoshta më vonë mund të kërkojë që ta diskutojmë atë listë në seancë të mbyllur”, tha Von Bone.

Gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti atë nëse ka ndonjë problem apo vështirësi me provat e ofruara nga Prokuroria.

Avokati holandez mohoi të ketë ndonjë vështirësi, por tha se është një çështje për të cilën dëshiron që të trajtohet në seancë të mbyllur.

“Jo. Asnjë vështirësi në veçanti, por vetëm një çështje konkrete që dua ta trajtoj në seancë të mbyllur. Dua ta ngre një çështje në lidhje me materialet që më janë dorëzuar nga Prokuroria. Që të jemi të sigurt, dua që këtë ta bëjë në seancë të mbyllur sepse mund të përmend emra dhe nuk dua ta bëj këtë në seancë publike”, tha avokati.

Kjo kërkesë u miratua nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

“Në rregull, do të kalojmë në seancë të mbyllur”, tha Guillou./Gazeta Sinjali/