Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.
Seanca do të mbahet në ora 09:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton Gazeta Sinjali.
11 veteranët akuzohen se në protestën e 7 gushtit të vitit 2015 dëmtuan rrethojat e objektit të Qeverisë dhe një veturë.