image “Seanca mund të jetë e mbyllur”, Këshilli i Sigurimit diskuton raportin gjashtëmuajsh të UNMIK-ut për Kosovën

Politikë

“Seanca mund të jetë e mbyllur”, Këshilli i Sigurimit diskuton raportin gjashtëmuajsh të UNMIK-ut për Kosovën

news image

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të shpalos të hënën raportin gjashtë mujorësh të UNMIK-ut ndërsa është bërë me dije se ekziston mundësia që Brazili si Kryesues i Këshillit të Sigurimt gjatë muajit tetor mund ta ndërrojë formatin e seancës në të mbyllur “për të diskutuar më sinqerisht” rreth ngjarjeve të fund të tensionuara në veri të Kosovës, në veçanti pas sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Çështje kyçe është se si të promovohet dialogu konstruktiv për këtë çështje të ngarkuar politikisht në Këshill. Pavarësisht progresit të bërë në fillim të këtij viti në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tensionet ishin evidente gjatë takimit të Këshillit të 27 prillit mbi situatën në Kosovë. Të dyja palët përdorën seancën e hapur të Këshillit për të avancuar narrativat e kundërta rreth nxitësve të paqëndrueshmërisë rajonale”.

“Në fund të takimit, Shqipëria mori fjalën për t’i nxitur pjesëmarrësit të lëvizin përtej debateve të rrënjosura ‘për perspektivat historike, për të cilat ne nuk pajtohemi’ dhe të përqëndrohen në vend të kësaj në hapat pozitivë të bërë muajt e fundit. Si president i Këshillit në tetor, Brazili mund të shqyrtojë ndryshimin e formatit të takimit nga një konferencë e hapur në konsultime të mbyllura. Kjo mund të lejojë një diskutim më të sinqertë të sfidave për zbatimin e marrëveshjes së shkurtit”, thuhet në njoftimin e Security Council Report.

/GazetaSinjali/