Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli ka njoftuar kohë më parë se do të sjellë një bashkëpunim me artistin e njohur turk, Sinan Akcil.
Tani siç duket puna për projektin që po vjen ka arritur në përfundim, ku nga vetë këngëtarja u nda një foto në të cilën paralajmërohej se pritjes po i vjen fundi “Së shpejti dueti nga unë dhe @sinanakcil “Jam Shqiptar”.
Këngë kjo që mban titullin “Jam Shqiptar” pritet të publikohet në ditët në vazhdim. /Gazeta Sinjali/