image Së shpejti lirohen edhe disa pacientë nga QKUK si të shëruar nga koronavirusi

Kosovë

Njoftim/ Së shpejti lirohen edhe disa pacientë nga QKUK si të shëruar nga koronavirusi

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se mbrëm në testimin e dytë të mostrave që dyshohej se janë infektuar me koronavirus, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative.

Dje janë testuar 118 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Klinikën Infektive, fatmirësisht asnjë rast nuk është konfirmuar se është infektuar me Covid-19.

Salih Ahmeti, infektolog, në Klinikën Infektive bëri me dije se në këtë klinikë janë të shtrirë 43 pacientë me koronavirus.

“10 pacientë janë duke pritur testin, ata janë pranuar mbrëmë”, tha ai sot në RTK.

Ai bëri me dije se disa pacientë do të lirohen së shpejti.

“Kosova është mirë në krahasim me vendet e tjera. Brenda disa ditëve do të lirohen disa pacientë. Dje kemi pranuar edhe një foshnjë, gjendja është e mirë fatmirësisht”, theksoi ai.

Ahmeti ri me dije se janë edhe katër infermiere të infektuara.

Sipas tij mjekët do të jenë gjithëherë në shërbim të qytetarëve./ Gazeta Sinjali/