image S'e duron humbjen nga Kosova,presidenti çek shpërthen në Beograd

Kosovë

S’e duron humbjen nga Kosova,presidenti çek shpërthen në Beograd

news image

Presidenti i Çekisë,Milos Zeman, me gjasë e ka përjetuar më rënd se sa vet lojtarët e kombëtares së tij humbjen nga Kosova në ndeshjen e së shtunës, ” me rezultat 2:1 në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, arriti sot për vizitë në Beograd, ndërsa për ta pritur atë kishte dalur homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq. Me të arritur në tokën serbe , sic raporton gazeta prestigjioze amerikane Neë York Times, Zeman i kishte thënë Vuçiqit në gjuhën angleze,“ E dua Serbinë dhe popullin serb”, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë kuadër presidenti çek Zeman me zë më të ulët, i aka kënaqur zemrën presidentit serb Vuçiq kur i ka thënë: “ Dhe nuk më pëlqen Kosova”, i cili ia ka kthyer me “Faleminderit”.

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, njihet për deklartaat e tij bërë kundër Rrepublikës së Kosovës.

Vetëm 4 ditë më parë duke folur për një medum proserbe, Zeman kishte thënë që Praga zyrtare edhe përkundër vështërsive, mund ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“E vlerësoj qëndrimin e Lubomir Metnar (ministër i mbrojtjes), i cili ka thënë se njohja e Kosovës ka qenë një gabim diplomatik. Ndaj të njëjtin opinion, dhe nëse më shumë shtete tërheqin njohjen, Republika Çeke mund të jetë krah tyre”, ka thënë Zeman më 6 shtator.

Para vizitës së tij në Beograd, Zeman kishte thënë se e dëshiron integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por jo edhe integrimin e Kosovës.

“Ne mbështesim rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin gradual drejt BE-së. Por gjithmonë them , pa Kosovën. Kështu që Kosova do të jetë një prej temave në takimet e mia në Beograd”, kishte thënë Zeman ndër të tjera.

Republika e Çekisë është njëra nga 23 shtetet e Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. /Sinjali/