image “S’du me iu pa me sy, dilni prej shtëpisë” – Gjakovari i dehur dëbon djalin e tij, ai e denoncon në Polici

Siguri

“S’du me iu pa me sy, dilni prej shtëpisë” – Gjakovari i dehur dëbon djalin e tij, ai e denoncon në Polici

news image

Prokuroria ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje në Gjakovë, ku i dyshuar është kryefamiljari 56-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 56-vjeçari dyshohet se në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë psikike ndaj djalit të tij 19-vjeçar, të cilit i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia.

Veprimet e tij të dhunshme kanë bërë që i riu ta denoncojë babain në Polici, i cili është recidivist i veprave penale. Ai ka deklaruar se i është drejtuar atij me fjalët “s’du me iu pa me sy, dilni prej shtëpie” dhe më pas ka thyer tavolinën.

Njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarin të cilin e kanë shoqëruar në stacion për intervistim dhe të njëjtit i kanë bërë testin e alkoolit, ku ka rezultuar se është në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, 56-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/