image Scholz sërish krah Ballkanit: Gjermania do mbështes përpjekjet e rajonit për anëtarësim në BE

Evropë

Scholz sërish krah Ballkanit: Gjermania do mbështes përpjekjet e rajonit për anëtarësim në BE

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz, është deklaruar para nisjes së Samitit të BE-së në Bruksel, ku ka thënë se Gjermania përkrah përpjekjet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, të ecë përpara, dhe për këtë Scholz, tha se Gjermania do të mbështes përpjekjet e tyre.

”Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do të mbështesë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre”, tha Scholz.

”Më e rëndësishmja është se ne po punojmë të gjithë bashkë. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta kenë një mundësi të mirë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ata po punojnë shumë”, shtoi kancelari gjerman.

/GazetaSinjali/